Në mbrëmjen e 16 dhjetorit sipas kohës vendore, kryetari i Këshillit të Shtetit të Kinës Wen Jiabao arriti në Kopenhagë, ku do të marrë pjesë në samitin e liderëve të Konferencës së Kopenhagës mbi Ndryshimin e Klimës, që do të zhvillohet më 18 dhjetor.
Wen Jiabao u shpreh se pjesëmarrja e tij tregon se qeveria dhe populli kinez i kushtojnë vëmendje të madhe çështjes së ndryshimit klimatik. Pala kineze dëshiron të përballojë këtë sfidë globale bashkë me komunitetin ndërkombëtar me sinqeritetin dhe vendosmërinë më të madhe.
Tani Konferenca e Kopenhagës mbi Ndryshimin e Klimës ka hyrë në fazën e fundit. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin danez, Wen Jiabao do të mbajë një fjalim me rëndësi të madhe, ku do të shtjellojë në mënyrë të gjithanshme qëndrimin dhe mendimet e Kinës mbi përballimin aktiv të ndryshimit të klimës dhe mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar rreth këtij problemi. Wen Jiabao shprehu gjithashtu dëshirën që, me përpjekjet e përbashkëta të të gjitha palëve, konferenca të arrijë një rezultat të drejtë, të ekuilibruar, të arsyeshëm dhe të zbatueshëm. (Wang Xianya) (Artan)