Më 15 dhjetor në Kopenhagen të Danimarkës, Kina, Brazili, India dhe Afrika e Jugut që quhen katër vendet "BASIC", sipas inicialeve të shteteve, shtjelluan së bashku qëndrimet e tyre në bisedimet e ndryshimit të klimës.
Kryetari i delegacionit të Kinës, Xie Zhenhua tha se këto vende kanë qëndrime të njëjta. Ato bashkohen të publikojnë veprimtaritë e uljes, dhe ato, si vende në zhvillim me përgjegjësi, propozojnë përballimin e ndryshimit të klimës nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar efektiv.
Xie Zhenhua tha se vendet në zhvillim po marrin masa, duke u bërë thirrje vendeve të zhvilluara të marrin përsipër detyrat historike, të zbatojnë kërkesat e konventave dhe të protokollit, të zbatojnë autorizimin e Hartës së Balit dhe t'i përmbahen parimit të "përgjegjësive të përbashkëta dhe të ndryshme". Vendet në zhvillim u kërkojnë vendeve të zhvilluara të pakësojnë me përmasë të madhe lëshimin e gazit serrë dhe t'u japin vendeve në zhvillim fonde dhe teknologji, jo "interesim me fjalë dhe jo-konkret".
Kryetarët e delegacioneve të Brazilit, të Indisë dhe të Afrikës së Jugut u shprehën për t'iu përmbajtur protokollit të Kiotos dhe të "Hartës së Balit". (U Sen)