Zv-kryetari i delegacionit kinez të pjesëmarrjes në konferencën e klimës të Kopenhagenit, ambasadori Yu Qingtai u shpreh më 15 në Kopenhagen se delegacioni kinez nuk e humb shpresën për të arritur një marrëveshjen përfundimtare.
Yu Qingtai tha se delegacioni kinez erdhi këtu me shpresën dhe dëshirën se në pjesën tjetër të konferencës, të gjitha palët do të mbajnë qëndrim konstruktiv dhe të hapur, do të bisedojnë dhe shkëmbejnë me njëra-tjetrën, si dhe do të bëjnë përpjekje për të dhënë kontribut më të madh për suksesin e parashikuar të konferencës. Ai u shpreh se problemi më i madh i bisedimeve është se një pjesë e vendeve do të largohen nga konventat dhe protokolli, si dhe shtrojnë kërkesa të paarsyeshme ndaj vendeve në zhvillim. Nëse të gjitha palët mbajnë qëndrim të sinqertë politik, sipas konventave, protokollit dhe kërkesave të Rrugës së Balit, bisedimet do të kenë zhvillime pozitive. (Xiaoyu)