Më 14 dhjetor kryetari i delegacionit të Kinës në Konferencën e Kopenhagenit mbi Ndryshimit të Klimës, zv-kryetari i Komisionit të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës, Xie Zhenhua tha se bisedimet e fazës së parë të kësaj konference në përgjithësi janë zhvilluar mbarë. Palët e ndryshme duhet të zhvillojnë bisedime të mëtejshme në fazën që vjen, përsa i përket dokumentit përfundimtar.
Po atë ditë Xie Zhenhua tha se pas bisedimeve të fazës së parë, kjo konferencë ka marrë mendimet e vendeve në zhvillim, ka vendosur që palët e ndryshme të bisedojnë në kornizën e konventave dhe të protokolleve përkatëse sipas "Hartës së Balit", duke u bazuar në parimin që vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim kanë "përgjegjësi të përbashkëta dhe të ndryshme". Kjo përbën bazën e favorshme për formulimin e dokumentit përfundimtar. Xie Zhenhua tha se ka ende shumë përmbajtje në projektet e propozuara nga dy grupet e posaçme që duhet të diskutohen për të formuluar dokumentin përfundimtar. (U Sen)