Kina: Vendet e zhvilluara duhet të zbatojnë realisht detyrimet duke u dhënë vendeve në zhvillim fonde
Më 15 dhjetor, zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme Jiang Yu u shpreh në Pekin se Kina është e mendimit që vendet e zhvilluara duhet të zbatojnë realisht detyrimet, duke u dhënë vendeve në zhvillim fonde. Ky është kusht i rëndësishëm për sigurimin e suksesit të konferencës së Kopenhagës.
Jiang Yu u shpreh se, nëse do të marrë përkrahje të mjaftueshme ndërkombëtare, Kina do të bëjë më shumë në fushën e përballimit të ndryshimit të klimës dhe të mbrojtjes së mjedisit. (Fani) (Artan)