PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ulja e lëshimit të ndotjeve do të sjellë pakësimin e dukshëm të lëshimit të oksidit karbonik
2009-12-15 19:58:48 cri komenti juaj Printoni
Më 14 dhjetor, zv.ministri kinez i Mbrojtjes së Mjedisit Li Ganjie u shpreh në konferencën e ndryshimit të klimës të Kopenhagës se pakësimi i lëshimit të ndotjeve do të sjellë edhe pakësimin e dukshëm të lëshimit të oksidit karbonik dhe se realizimi i objektivit të pakësimit të anhidridit sulfuror në planin e 11-të 5-vjeçar të Kinës do të japë ndihmesë të rëndësishme për përballimin global të ndryshimit të klimës.

Li Ganjie tha se, sipas studimeve, pakësimi me 1 ton i lëshimit të anhidridit sulfuror do të sjellë pakësimin e 38 tonëve oksid karbonik. Sipas planit të 11-të 5-vjeçar të Kinës, nga viti 2006 deri në vitin 2010 në mbarë vendin do të ulet me 6.7 milionë tonë vëllimi i anhidridit sulfuror të lëshuar, që do të thotë pakësim i lëshimit të 250 milionë tonëve oksid karbonik. (Fani) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China