PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shumica e vendeve shpresojnë në vazhdimin e "Protokollit të Kiotos"
2009-12-15 09:27:21 cri komenti juaj Printoni

Më 14 dhjetor sekretari ekzekutiv i Sekretariatit të "Konventës Kornizë të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës" Yve de Boer u shpreh në Kopenhagen se shumica e vendeve ende dëshirojnë të vazhdojnë zbatimin e "Protokollit të Kiotos".

Konferenca e OKB-së mbi ndryshimin klimatik hyri në fazën e re të bisedimeve më 14 dhjetor. Sipas burimeve, gjatë konferencës së mbyllur që po zhvillohej në mesditë, disa vende afrikane dënuan me indinjatë kërkesën e disa vendeve për heqjen dorë nga "Protokollit të Kiotos", gjë që shkakton shtyrjen për më vonë të konferencës. Yve de Boer u tha mediave lidhur me këtë ngjarje se shumica e vendeve shpresojnë që "Protokolli i Kiotos" të vazhdojë zbatimin.

Në konferencën e shtypit që u zhvillua po atë ditë, përfaqësuesi i përgjithshëm në bisedime i vendeve afrikane kritikoi gjithashtu një pjesë të vendeve të zhvilluara për këmbënguljen e tyre për heqjen dorë nga sistemi i dy standardeve dha pretendimi i tyre për të shfuqizuar "Protokollin e Kiotos" . (Wang Xianya)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China