Më 14 dhjetor Nju Jork, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, nga selia e OKB-së u bëri thirrje të gjithë liderëve të vendeve të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje të gjithanshme e të drejtë në Konferencën e Ndryshimit të Klimës së Kopenhagenit.
Në konferencën e shtypit të mbajtur në atë ditë, Ban Ki-moon u shpreh se ndryshimi i klimës është problemi kryesor ekonomik dhe politik që bota e tanishme po përballon, vendimet që do të merren do të vendosin nëse mund të realizohet zhvillimi i vazhdueshëm në të ardhmen.
Ban Ki-moon bëri thirrje që të gjithë liderët e vendeve të botës të dyfishojnë përpjekjet e tyre dhe të kërkojnë hapësirë për kompromis. Në bazën e premtimeve të reja të ditëve të fundit, që u bënë nga vendet e industrializuara, vendet e reja në zhvillim dhe vendet e tjetra në zhvillim, ai u shpreh optimist për të ardhmen e Konferencës së Ndryshmit të Klimës së Kopenhagenit. (Xiaoyu)