Më 13 dhjetor, kryeministri kinez Wen Jiabao zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Afrikës së Jugut Jakob Zuma, duke shkëmbyer mendime me të lidhur me problemin e ndryshimit të klimës.
Sipas njoftimeve të agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, dy liderët u shprehën njëzëri se konferenca e Kopenhagës ndodhet në fazën kyçe. Palët e ndryshme duhet të shpejtojnë konsultimet që të gjejnë unanimitetin, duke nxitur zhvillimin e bisedimeve në drejtimin e duhur, për të arritur një rezultat të ndershëm, të arsyeshëm dhe të realizueshëm.
(Çan Yean) (Artan)