Më 9 dhjetor përfaqësuesi i "Grupit-77 dhe Kina", Lumumba Stanislas Dia Ping shprehu qëndrimin në emër të këtij grupi kundër rezolutës së Tekstit të Klimës në Danimarkë, duke arsyetuar që kjo projekt-marrëveshje rrezikon seriozisht arritjet e procesit të bisedimeve në Konferencën e Kopenhagenit.
Dia Ping theksoi që përmbajtja e kësaj marrëveshjeje është e rrezikshme për vendet në zhvillim, sepse jo vetëm dëmton parimin e transparencës, por edhe dëmton gjithashtu baraspeshën mes vendeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim, si dhe dëmton parimin e "përgjegjësisë së përbashkët dhe të ndryshme" në kuadër të "Protokollit të Kiotos". Ai nënvizoi që vendet e zhvilluara duhet të marrin përsipër përgjegjësinë historike për bëmat e tyre në 200 vitet e kaluara.
Më 8 dhjetor, sekretari ekzekutiv i Marrëveshjes Kornizë të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës, Yvo de Boer konfirmoi se Danimarka paraqiti një rezolutë në lidhje me marrëveshjen e konferencës, ku parashtrohen kërkesat e reja për vendet në zhvillim lidhur me pakësimin e lëshimit të gazit. (Wang Xianya)