PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Konferenca e Kopenhagenit, pjesëmarrja e Wen Jiabao-s do të ketë ndikime të rëndësishme në bashkëpunimin ndërkombëtar
2009-12-10 14:58:26 cri komenti juaj Printoni

Më 10 dhjetor në Pekin, zv/ministri i Jashtëm i Kinës Wang Guangya u shpreh në një konferencë për shtyp se kryeministri kinez Wen Jiabao do të marrë pjesë në konferencën e Kopenhagenit mbi ndryshimit të klimës dhe do të mbajë një fjalim të rëndësishëm, në të cilin do të shtjellojë në mënyrë të gjithanshme qëndrimin e qeverisë kineze mbi përballimin e ndryshimit të klimës dhe nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar. Wang Guangya tha gjithashtu se pjesëmarrja e kryeministrit kinez do të prezantojë një forcë të re nxitëse në bisedimet ndërkombëtare për ndryshimin e klimës dhe do të ketë ndikime të rëndësishme pozitive për bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë drejtim.

Me ftesën e kryeministri danez Lars Rasmussen, Wen Jiabao do të marrë pjesë në takimin e 5-të të nënshkruesve të Protokollit të Kiotos pranë takimit të 15-të të nënshkruesve të Marrëveshjes Kornizë të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës, që zhvillohet nga 7 deri më 18 dhjetor në Danimarkë. (Jiang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China