PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kopenhagë, divergjenca midis vendeve anëtare të BE-së
2009-12-09 09:36:09 cri komenti juaj Printoni

Më 8 dhjetor, konferenca e Kopenhagës mbi ndryshimin e klimës u fut në fazën e bisedimeve me derë të mbyllur. Por vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë divergjenca lidhur me atë nëse do të jepen apo jo premtime të mëtejshme për pakësimin e lëshimit të gazit serrë.

Kryeministri britanik Gordon Braun u shpreh më 8 dhjetor në një intervistë se ai do ta nxitë Bashkimin Evropian të premtojë pakësimin në një masë prej 30 % të lëshimit të gazit serrë në vitin 2020.

Siç mësohet, deri tani Bashkimi Evropian ka dhënë fjalën vetëm për një ulje 20 % të lëshimit të gazit serrë. Mirëpo vendet anëtare të kësaj organizate si Italia, Austria dhe disa vende të Evropës Lindore nuk dëshirojnë të pakësojnë 30 % lëshimin e gazit serrë.

Sipas planit, liderët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen më 10 dhjetor në Bruksel për të vendosur objektivin përfundimtar.

(Çan Yean) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China