Më 8 dhjetor në Konferencën e Kopenhagenit mbi Ndryshimin e Klimës, Komisioni Ndërqeveritar mbi Ndryshimin e Klimës pranë OKB-së paraqiti studimet e reja që tregojnë se gjendja e ndryshimit të klimës është gjithmonë e më serioze. Përqindja e dioksidit të karbonit në atmosferë ka shënuar rekord historik.
Po atë ditë, kryetari i këtij komisioni bëri të ditur se raporti i 5-të i vlerësimit që parashikohet të përfundojë në vitin 2013 tregon se sivjet dendësia e dioksidit të karbonit ka arritur në 387 ppm (1ppm=1/1 milionë), shifër kjo që ka shënuar rekord historik.
Sipas studimit, mbulesat e akullit në Polin e Jugut dhe në Groenlandë po shkrihen me shpejtësi dhe kjo ka shkaktuar ngritjen e nivelit të detit. Parashikohet se në vitin 2100 do të zhduken të gjithë akujt në Polin e Veriut. Tani sipërfaqja e akujve të Polin e Veriut është vetëm gjysma e asaj të vitit 1950. (U Sen)