PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
IEA: Dështimi i Konferencës së Kopenhagenit do të dëmtojë seriozisht ekonominë botërore
2009-12-09 19:54:12 cri komenti juaj Printoni

Më 8 dhjetor në Paris, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë "IEA" Nobuo Tanaka u shpreh se dështimi i Konferencës së Kopenhagenit mbi Ndryshimin e Klimës do t'i sjellë ekonomisë botërore dëme prej 500 miliardë dollarësh amerikanë.

Ai tha se nëse nuk marren masa menjëherë për pakësimin lëshimin e gazit serrë si dyoksidi i karbonit, në të ardhmen komunitetit ndërkombëtar do t'i duhet të investojë çdo vit 500 miliardë dollarë amerikanë për të zhdukur ndikimet nga ndryshimi i klimës.

Nobuo Tanaka tha se megjithëse ekziston mundësi të vogël për të arritur marrëveshjet e reja në këtë konferencë, komuniteti ndërkombëtar ende duhet të mbajë premtimet e forta mbi lëshimin e gazit serrë, të cilat Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë i respekton shumë.

Më 8 dhjetor kjo organizatë publikoi një raport ku tha se dyoksidi i karbonit i lëshuar në zonat urbane zë 70% të vëllimit të përgjithshëm të lëshimit të këtij gazi në botë. (U Sen)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China