Më 8 dhjetor nënkryetari i delegacionit kinez në Konferencën e Kopenhagës Su Wei u shpreh se vendet e zhvilluara duhet të marrin përgjegjësinë historike për të përballuar çështjen e ndryshimit të klimës.
Su Wei vuri në dukje se, gjatë bisedimeve në këtë konferencë, një numër vendesh të zhvilluara kanë paraqituar kërkesa tepër të larta ndaj vendeve në zhvillim mbi pakësimin e shkarkimit të gazit, çka nuk përputhet me nenin përkatës të "Protokollit të Kiotos". Në fazën e tanishme, vendet në zhvillim kanë si detyrë kryesore të zhvillojnë ekonominë, të dalin nga varfëria dhe të realizojnë rritjen e vazhdueshme. Duke ndjekur parimin e "përgjegjësisë së përbashkët, por të ndryshme", vendeve në zhvillim duhet t'u jepet hapësirë më e gjerë në çështjen e pakësimit të lëshimit të gazit.
Ndërkohë, Su Wei theksoi se vendet e zhvilluara që kanë kryer procesin e industrializimit, duhet të marrin përsipër përgjegjësinë historike, të forcojnë veprimet për pakësimin e lëshimit të gazit dhe të japin fonde e ndihmë teknologjike për vendet në zhvillim. (Wang Xianya)