PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Renmin Ribao": Të shpejtohet ndryshimi i mënyrës së zhvillimit të ekonomisë dhe të nxitet zhvillimi i shpejtë e i qëndrueshëm i saj
2009-12-08 11:12:59 cri komenti juaj Printoni

Më 8 dhjetor, gazeta "Renmin Ribao" botoi një kryeartikull, ku vihet në dukje se duhet të shpejtohet ndryshimi i mënyrës së zhvillimit ekonomik dhe të nxitet zhvillimi i shpejtë e i qëndrueshëm i ekonomisë. Në këtë kryeartikull thuhet se ditët e fundit u zhvillua mbledhja qendrore mbi punën ekonomike, ku u shqyrtua në mënyrë shkencore situata e tanishme e ekonomisë kineze dhe asaj botërore dhe u planifikuan në mënyrë të gjithanshme punët ekonomike për vitin 2010.

Në këtë artikull theksohet gjithashtu se duhet të njihet saktë kërkesa e përgjithshme mbi punën ekonomike të vitit 2010, të ruhen vazhdimi e stabiliteti i politikës makroekonomike, të zbatohen politika aktive financiare dhe politika e lirë dhe e përshtatshme monetare dhe të bëhen përpjekje të shtohen objektivat e elasticiteti i politikës sipas situatës së re. Sidomos duhet t'u kushtohet më shumë rëndësi ngritjes së efektivitetit dhe cilësisë së rritjes ekonomike, shtyrjes përpara të reformës e hapjes me jashtë dhe novacionit të pavarur e forcimit të gjallërisë e forcës motivuese, përmirësimit të jetesës së banorëve, ruajtjes së harmonisë e qëndrueshmërisë shoqërore, si edhe të merren parasysh në mënyrë të gjithanshme fushat e rëndësishme për Kinën dhe për botën, e të bëhen përpjekje që të arrihet zhvillimi i shpejtë dhe i qëndrueshëm i ekonomisë. (Yuan Xin)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China