Zv.sekretari i Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe të Reformës të Kinës Xie Zhenhua u shpreh më 7 dhjetor se, si vendet e tjera në zhvillim, edhe Kina dëshiron të shohë arritjen e rezultateve në konferencën e Kopenhagës.
Z. Xie i tha këto në një konferencë për shtyp të organizuar po atë ditë. Ai shtoi se, pas bisedimeve dyvjeçare, në konferencën e kësaj here duhet të arrihen rezultate me përmbajtje konkrete dhe me fuqi detyruese ligjore për t'u lidhur një marrëveshje. Kjo është edhe kërkesë e shumë vendeve në zhvillim.
Në konferencë, vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim duhet të mbajnë "përgjegjësi të përbashkët, por të ndryshme" në problemin e pakësimit të lëshimit të gazit serrë. Përveç kësaj, vendet e zhvilluara duhet t'u japin vendeve në zhvillim përkrahje të mjaftueshme dhe të pasur nga ana teknike dhe financiare për të nxitur përshtatjen e brendshëm të vendeve në zhvillim në drejtimin përkatës.
(Çan Yean) (Artan)