Më 8 dhjetor, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Jiang Yu u shpreh në një konferencë shtypi se pala kineze do të vazhdojë qëndrimin pozitiv dhe konstruktiv në pjesëmarrjen në Konferencën e Kopenhagenit.
Jiang Yu u shpreh se kyçi i suksesit të Konferencës së Kopenhagenit është këmbëngulja në parimet bazë të përcaktuara nga "Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimin e Klimës" dhe "Protokolli i Kjotos", të cilat janë përgjegjësi të përbashkëta dhe të ndryshme. (Shy Guan)