Më 7 dhjetor, në kryeqytetin e Danimarkës Kopenhagen u hap Konferenca e 15-të të pjesëmarrësve të "Konventës Kornizë të OKB-së mbi Ndryshimin e Klimës" (Konferenca e 5-të e pjesëmarrësve të protokollit Kjotos).
Në këtë konferencë që do të zgjatë 12 ditë do të marrin pjesë delegacione qeveritare nga 192 vende. Në konferencë do të diskutohen problemet si ndryshimi i klimës, pakësimi i lëshimit të gazrave serrë, ndihma financiare e teknike për vendet në zhvillim etj. (Çang Çuo)