Në librin blu të publikuar më 7 dhjetor nga Akademia e Shkencave Shoqërore e Kinës thuhet se, në bazën e sigurimit të rritjes ekonomike në masën 8%, në vitin 2010 ekonomia kineze pritet të rritet në afro 9%.
Sipas këtij raporti, me zbatimin e vazhdueshëm të politikave aktive financiare dhe atyre të lira monetare, në vitin 2010, parashikohet që investimet në Kinë të shtohen 24 %, duke zënë mbi 70% të vëllimit të përgjithshëm ekonomik.
Por në këtë dokument vihet në dukje gjithashtu se, vitin e ardhshëm, për të lehtësuar presionin nga inflacioni, vëmendja duhet t'u kushtohet rreziqeve të mundshme që vijnë nga shtimi i tepërt i dhënies së kredive. Prandaj politikat financiare duhet të hartohen duke u kushtuar kujdes rritjes së të ardhurave të banorëve dhe shtimit të sigurimeve shoqërore.
(Çan Yean) (Artan)