Më 7 dhjetor në Kopenhagë të Danimarkës u hap konferenca e OKB-së për ndryshimin e klimës. Ditët e fundit, objektivat e vendeve të ndryshme kanë tërhequr mjaft vëmendje. Diplomatët e huaj në Kinë vlerësojnë pozitivisht synimin e Kinës mbi kontrollin e lëshimit të gazit serrë.
Më 26 nëntor, Kina shpalli se, në vitin 2020, lëshimi i dioksidit të karbonit për njësi të GDP-së do të ulet me 40%-45% në krahasim me vitin 2005.
Ambasadori i Danimarkës në Kinë Jeppe Tranholm-Mikklsen u shpreh se vitet e fundit Kina gjithmonë përpiqet të përballojë ndryshimin e klimës dhe këto përpjekje janë mbresëlënëse.
Ndërsa ambasadori i BE-së në Kinë Serge Abou tha se Kina, që është vendi më i madh në zhvillim, ka krijuar një shembull të mirë me pakësimin e lëshimit të gazit serrë dhe synimin e saj në këtë drejtim. (Jiang Lei) (Artan)