Ditët e fundit, ministri i Shkencës dhe i Teknologjisë i Kinës Wan Gang u shpreh se, nga viti 2006 deri në vitin 2010, Kina ka dhënë ose do të mbi 10 miliardë juanë për studimet e zhvillimin tekniko-shkencor në fushën e kursimit të energjisë, të pakësimit të lëshimit të gazit dhe të përballimit të ndryshimit të klimës. Tani teknologjia shkencore ka luajtur një rol më të rëndësishëm në punën e përballimit të ndryshimit të klimës.
Deri tani qeveria kineze ka miratuar mbi 2100 projekte të zhvillimit në mënyrë të pastër, që parashikohet se do të pakësojnë me rreth 200 milionë tonë në vit lëshimin e oksidit karbonik.