PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të përpiqet me të gjitha forcat në pakësimin e shkarkimit të gazrave serrë
2009-12-04 17:11:51 cri komenti juaj Printoni
Me afrimin e Konferencës së OKB-së për ndryshimin e klimës, që do të hapet javën e ardhshme në Kopenhagen, problemi i ndryshimit të klimës kthehet edhe një në qendër të vëmendjes së botës. Vitet e fundit, qeveria kineze i ka kushtuar rëndësi të madhe ndryshimit të klimës si dhe zhvillimit të vazhdueshëm. Duke u nisur nga gjendja konkrete e vendit, qeveria kineze ka paraqitur objektivin e zbatueshëm të pakësimit të shkarkimit si dhe masat efikase.

Në vitin 2007, Kina publikoi programin kombëtar përballë ndryshimit të klimës. Në këtë program, paraqitet qartë treguesi kombëtar deri në vitin 2010 në uljen e konsumit të energjisë për njëri të GDP-së, në pakësimin e shkarkimit dhe në ngritjen e sipërfaqes së pyllëzimit. Me përpjekjet disa vjeçare, deri në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Kina ka ulur treguesin e konsumit të energjisë për njësi të GDP-së në 13% më pak se ai i vitit 2005. Mbi këtë bazë, Kina shpreson të realizojë objektivin që deri në vitin 2010 të ulë këtë tregues në 20%.

Krahas uljes së konsumit të energjisë, Kina ka zhvilluar edhe energjinë e përtëritshme, si energjinë e erës, diellore, ujore etj. Tani në Kinë pesha e energjisë së përtëritshme kundrejt energjisë së pa-përtëritshme është rritur nga 7.5% të vitit 2005 në 9%.

Përpjekjet dhe arritjet e Kinës në përballimin e ndryshimit të klimës kanë gjetur pohimin në komunitetit ndërkombëtar. Drejtorja e Programit të Zhvillimit të OKB-së, znj. Helen Clark u shpreh pak kohë më parë se përvoja e Kinës është pasuri e shtrenjtë dhe ka vlerë edhe për vendet e tjera.

Në prag të Konferencës së OKB-së për ndryshimin e klimës në Kopenhagen, Kina paraqiti edhe objektivin e ri për pakësimin e shkarkimit, ku përcaktohet që deri në vitin 2020 do të realizohet pakësim në 40-45% të shkarkimit të dioksidit të karbonit në krahasim me vitin 2005. Ky objektiv ka gjetur përshëndetje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar dhe konsiderohet si "një sinjal pozitiv i Kinës për vendet e tjera dhe do të jetë në ndihmë të nxitjes së arritjes së gjuhës së njëjtë në konferencën e Kopenhagenit".

Sigurisht, si një vend në zhvillim, Kina ndodhet përpara shumë vështirësive, si popullsia e madhe, niveli relativisht i ulët i ekonomisë etj. Në të njëjtën kohë, Kina ndodhet edhe në periudhën kalimtare të realizimit të industrializimit dhe të urbanizimit, prandaj realizimi i një objektivi të tillë për pakësimin e shkarkimit është i shumë kërkues për Kinën. Megjithatë, pala zyrtare kineze u shpreh se duke mbajtur qëndrim të përgjegjshëm ndaj popullit kinez dhe popujve të botës, Kina do të përpiqet me të gjitha forcat të realizojë këtë objektiv. (Wang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China