PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wen Jiabao: Kina-Evropa, partnerë të gjithanshëm strategjikë
2009-11-30 17:44:53 cri komenti juaj Printoni
Më 30 nëntor u zhvillua në qytetin Nankin të Kinës jugore, Samiti i 5-të Tregatro-Industrial Kino-Evropian, në të cilin morën pjesë mbi 600 funksionarë qeveritarë kinezë dhe evropianë si kryeministri kinez Wen Jiabao, kryeministri i vendit kryetar të radhës të Bashkimit Evropian, Suedisë Fredrik Rainfeldt, kryetari i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe qindra drejtues të kompanive kineze dhe evropiane.

Në fjalimin e tij të mbajtur në ceremoninë e mbylljes së samitit, kryeminisri kinez Wen Jiabao u shpreh se marrëdhëniet kino-evropiane duhet të zhvillohen në baza ekonomiko-tregtare, me drejtimin e teknologjisë së lartë dhe të re dhe me thelbin e ekonomisë së gjelbër. Ai propozon që të dyja palët të thellojnë bashkëpunimin në kursimin e energjisë dhe të mbrojtjes së mjedisit, duke hapur më tej tregun përkatës dhe duke kundërshtuar proteksionizmin tregtar të formave të ndryshme, për të nxitur tregtinë në sektorin e shërbimeve dhe produkteve me teknologji të lartë dhe të re.

Kryeministri Wen Jibao i bëri thirrje gjithashtu Bashkimit Evropian të heqë kufizimin e eksportit të produkteve me teknologji të lartë dhe të re dhe shtoi se Kina do të forcojë bashkëpunimin me palën evropiane në fushën e të drejtave të autorit.

Siç mësohet, vitin e kaluar, vëllimi i përgjithshëm tregtar midis Kinës dhe Evropës arriti në 452 miliardë e 500 milionë dollarë amerikanë.

Në Samitin e 5-të Tregtaro-Industrial Kino-Evropian që u zhvillua në Kinë më 30 nëntor. Kryeministri i vendit kryetar të radhës të Bashkimit Evropian, Suedisë Fredrik Rainfeldt dhe kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso u shprehën përkatësisht se bashkëpunimi ekonomik dhe në investime është pjesë përbërëse e rëndësishme e marrëdhënieve të partneritetit strategjik kino-evropian.

Bashkimi Evropian vlerëson lart rezultatet e arritura nga Kina në luftën kundër krizës financiare ndërkombëtare dhe dëshiron të forcojë më tej bashkëpunimin në fushën e teknologjisë së lartë dhe të re, të energjisë së pastër etj., për të nxitur zhvillimin ekonomik. Pala evropiane inkurajon kompanitë dypalëshe të bashkëpunojnë për të kundërshtuar proteksionizmin tregtar dhe Bashkimi Evropian do të vazhdojë të hapë tregun e tij ndaj palës kineze. (Çan Yean)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China