Më 29 nëntor, ministri i jashtëm i Kinës Yang Jiechi pati një takim në qytetin Nanjing të Kinës lindore me ministrin e jashtëm të Suedisë, vendit krytar të radhës së BE-së Carl Bildt, me anëtarin e komitetit të marrëdhënieve të jashtme të BE-së Benita Ferrero-Waldner dhe sekretarin për punët e jashtme të Spanjës, vendit kryetar të radhës tjetër të BE-së
Yang Jiechi vlërësoi aktivisht zhvillimin e mirë të marrëdhënieve midis Kinës e Europës. Ai tha se "Traktati i Lisbonës" do të hyjë në fuqi dhe integrimi i BE-së ka marrë përparim të madh. Me këtë rast, pala kineze dëshron të nxitë së bashku me palën europiane zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit strategjitik midis tyre.
Pala europiane u shpreh se ajo u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Kinën. Thellimi i integrimit të BE-së do të nxitë zhvillimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjitik kino-evropian. Pala europiane dëshiron të forcojë dialogun politik dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dhe të mbajë komunikim e koordinim mbi problemet e krizës financiare ndërkombëtare, ndryshimit të klimës, sigurimit të energjisë dhe parandalimit të përhapjes etj. (Xiaoyu)