PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Shqipëri, urimet për 60 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve
2009-11-23 10:00:12 cri komenti juaj Printoni

Më 23 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao dhe presidenti i Republikës së Shq ipërisë Bamir Myrteza Topi shkëmbyen me njëri-tjetrin telegrame urimi me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.

Kryetari Hu Jintao u shpreh në telegramin e tij të urimit se gjatë 60 vjetëve, në bazë të pesë parimeve të bashkëekzistencës paqësore, marrëdhëniet kino-shqiptare janë zhvilluar në mënyrë të pandërprerë. Ne nuk do të harrojmë kontributin e Shqipërisë për rikthimin e vendit të ligjshëm të Kinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Pala kineze vlerëson gjithashtu vendosshmërinë e palës shqiptare në zbatimin e politikës së "Një Kine" dhe përkrahjen e çmuar të Shqipërisë mbi çështjet që kanë lidhje me interesat thelbësore të Kinës. Tani, marrëdhëniet dypalëshe po ruajnë prirje të mirë zhvillimi me perspektivë të gjerë. Qeveria kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve kino-shqiptare dhe e konsideron Shqipërinë gjithmonë si mikun e saj më të mirë në Evropën Juglindore, duke respektuar rrugën e zhvillimit që populli shqiptar ka zgjedhur vetë. Me rastin e 60 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, ne dëshirojmë të hapim së bashku me palën shqiptare një të ardhme më të ndritur për bashkëpunimin miqësor dypalësh, duke thelluar besimin politik, miqësinë tradicionale me zgjerimin e bashkëpunimit konkret.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë Bamir Myrteza Topi u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet kino-shqiptare të bashkëpunimit miqësor janë konsoliduar dhe forcuar për 60 vjet dhe se miqësia e sinqertë midis dy vendeve është bazë e rëndësishme për zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ndiejmë krenari për këtë miqësi dhe kemi besim të plotë se këto marrëdhënie do të ecin në mënyrë të mëtejshme.

(Çan Yean)

 

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China