Më 16 e 17 nëntor në kryeqytetin danez Kopenhagen, u zhvillua takimi 2-ditor me dyer të mbyllura, në të cilën morën pjesë funksionarë të lartë të sektorëve të mjedisit nga 44 vende të botës.
Gjatë këtij takimi, u bënë diskutimet e fundit në përmasa të mëdha mbi konferencën e klimës të OKB-së që do të zhvillohet në dhjetor.
Sekretari ekzekutiv i Marrëveshjes Kornizë të OKB-së mbi Ndryshimin e klimës, Yvo De Boer vuri në dukje se vendet e industrializuara duhet medoemos të forcojnë pakësimin e shkarkimit të gazit serrë dhe duhet t'u japin më tej vendeve në zhvillim premtime për mbështetjen financiare në përballimin e ndryshimit të klimës. (Jiang Lei)