Më 18 nëntor, redaksia e shqipes e Radios së Jashtme të Kinës zhvilloi në hotelin "Tangla" në Pekin ceremoninë kremtuese me rastin e 40-vjetorit të hapjes së emisioneve në gjuhën shqipe të Radios së Jashtme të Kinës dhe të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Shqipërisë. Në ceremoni morën pjesë zv-drejtori i radios sonë Xia Jixuan, ambasadori i Shqipërisë në Kinë Maxhun Peka dhe përfaqësues të qarqeve të ndryshme që kanë lidhje me Shqipërinë.
Në fjalimin e mbajtur në ceremoni, zv-drejtori i radios sonë Xia Jixuan i hodhi një sy historisë së hapjes së emisioneve në gjuhën shqipe të Radios së Jashtme të Kinës duke parashikuar zhvillimin e ardhshëm të emisioneve në gjuhën shqipe.
Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Maxhun Peka, në përshëndetjen e tij, hodhi një vështrim të shkurtër të historisë së shkëmbimeve miqësore midis dy popujve gjatë 60 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë, duke i falënderuar të gjithë personat që kanë dhënë kontribut për miqësinë dypalëshe. (Fani)