Më 18 nëntor, kryeministri kinez Wen Jiabao u takua në Pekin me presidentin amerikan Barack Obama.
Wen Jiabao theksoi se Kina u kushton shumë rëndësi marrëdhënieve kino-amerikane. Marrëdhëniet e qëndrueshme dhe të bashkëpunimit dypalësh janë jo vetëm në favor të të dy vendeve, por edhe në favor të botës. Pala kineze nuk pranon propozimin "Grupi i dy vendeve", për arsye se Kina është ende një vend në zhvillim me popullsi të madhe, së dyti, Kina zbaton politikën e pavarur të jashtme, autonome e paqësore dhe nuk lidh aleancë me asnjë vend ose grup. Së treti, Kina është e mendimit se çështjet botërore duhet të përcaktohen nga vendet e ndryshme dhe jo nga pak vende. Njëkohësisht Kina është e mendimit se bashkëpunimi kino-amerikan mund të nxitë paqen, qëndrueshmërinë e lulëzimin e botës.
Të dyja palët shkëmbyen gjithashtu mendime për ndryshimin e klimës, situatën në gadishullin korean, problemin e Lindjes së Mesme etj. (Fani)