Gjatë takimit më 18 nëntor në Pekin me presidentin amerikan Barack Obama që ndodhet për vizitë shtetërore në Kinë, kryeministri kinez Wen Jiabao shprehu shpresën se vizita e Obamës do të nxitë marrëdhëniet e bashkëpunimit të gjithanshëm kino-amerikan në një etapë të re.
Wen Jiabao u shpreh se vizita e kësaj here e Obamës në Kinë ka rëndësi shumë të madhe. Bashkë-ekzistenca harmonike midis Kinës e SHBA-së është në të mirë të të dy vendeve dhe kundërvënia u sjell të dy palëve humbje.
Barack Obama u shpreh se gjatë këtyre dy ditëve, të dy palët kanë zhvilluar bisedime frutdhënëse. Në të kaluarën, palët kanë diskutuar kryesisht për çështje ekonomike e tregtare, por tani tema e diskutimeve është zgjeruar në fushën e përballimit të përbashkët të sfidave. (Fani)