Më 17 nëntor në Pallatin e Madh Asamblesë Kombëtare Popullore, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao zhvilloi bisedimet zyrtare me presidentin amerikan Obama që ndodhet në Kinë për vizitë.
Kjo është hera e tretë e takimit midis dy liderëve, pas takimeve në Londër e Nju Jork në prill dhe shtator të këtij viti.
Hu Jintao u shpreh se sapo zhvilloi bisedime të mira në një rreth të ngushtë me presidentin Obama dhe arritën mirëkuptim në shumë fusha. Ai dëshiron të shkëmbejë thellësisht në rreth të gjerë mendime me presidentin Obama mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje madhore ndërkombëtare e rajonale.
Obama u shprehu kënaqësinë për zhvillimin e vizitës së tij në Kinë. Ai tha se bisedimet në rrethin e ngushtë qenë konstruktive. SHBA-ja dhe Kina kanë shumë interesa të përbashkëta. Pas 30 vitesh të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe, qeveritë e dy vendeve vazhdojnë të ecin përpara. Populli amerikan ka interes të forcojë marrëdhëniet me Kinën dhe të nxitë shkëmbimet e njohjet midis popujve të të dy vendeve, si dhe të nxitë bashkëpunimin e të dy vendeve në një kuadër më të gjerë, duke përfshirë problemet ekonomike, të sigurisë dhe probleme të tjera globale. Këto përputhen me interesat e dy vendeve dhe janë në favor të për mbarë botës. (Çang Çuo)