Tuesday  Apr 8th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me presidentin amerikan Barak Obama
2009-11-17 20:53:56 cri komenti juaj Printoni

Më 17 nëntor, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao zhvilloi bisedimet me presidentin amerikan Barak Obama që ndodhet për vizitë në Pekin.

Hu Jintao tha se Kina dhe SHBA-ja kanë interesa të përbashkëta dhe perspektivë të gjerë të bashkëpunimit në një sërë problemesh të rëndësishme që kanë lidhje me paqen dhe zhvillimin e njerëzimit. Të dyja vendet mbajnë edhe përgjegjësi të përbashkët. Hu Jintao nxorri propozimin prej 5 pikash për zhvillimin e marrëdhënieve kino-amerikane, të cilat përkatësisht janë nxitja e vazhdueshme e besimit strategjik kino-amerikan, mbajtja e lidhjes së ngushtë të nivelit të lartë dhe të bisedimeve, forcimi i bashkërendimit mbi politikën ekonomiko-financiare, nxitja e shkëbimeve dhe të bashkëpunimit në fusha të ndryshme si dhe përballimi i sfidave rajonale e globale.

Obama ra dakord plotësisht për këto propozime dhe u shpreh njëkohësisht se SHBA-ja nuk synon të përmbajë Kinën, por mirëpret një Kinë të fortë, të lulëzuar dhe të suksesshme që mund të luajë një rol më të madh në çështjet ndërkombëtare. SHBA-ja dëshiron t'i zgjidhë mosmarrëveshje me palën kineze në fushën tregtare, duke kundërshtuar së bashku proteksionizmin.

Obama theksoi gjithashtu se mbi problemin e Tajvanit, SHBA-ja njeh dhe respekton sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kinës dhe nuk ka dashje të ndërhyjë interesat thelbësore të palës kineze.

(Çan Yean)

E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China