Hu Jintao u shpreh se ai ka shkëmbyer mendime të thella me presidentin Barack Obama lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe probleme të rëndësishme ndërkombëtare dhe rajonale që u interesojnë të të dyja palëve.
Ata arritën mirëkuptim të gjerë mendimesh pas bisedimeve të hapura, të frytshme dhe konstruktive. Dy liderët janë të mendimit se krahas ndryshimeve të ndërlikuara dhe të shumta në gjendjen e tanishme ndëkombëtare dhe shtimit të pandërprerë të sfidave globale, vendet e ndryshme duhet të forcojnë bashkëpunim. Ata ranë dakord të vazhdojnë kontaktet e ngushta nëpërmjet vizitave të ndërsjellta, bisedimeve, letrave si dhe takimeve në mbledhje shumëpalëshe ndërkombëtare etj.
(Çan Yean)