Para bisedimeve, Hu Jintao shtron ceremoninë e pritjes në Pallatin e Madh të Popullit, për nder të vizitës së Obamës.
Mësohet se në bisedimet dy-orëshe, udhëheqësit e të dy vendeve do të shkëmbejnë thellësisht mendime për marrëdhëniet kino-amerikane dhe probleme të rëndësishme me interes të përbashkët. Pala kineze shpreson se nëpërmjet kësaj vizite të Obamës të konfirmojnë më tej pozitën e re të marrëdhënieve kino-amerikane në shekullin e 21-të për bashkëpunimin aktiv dhe të gjithanshëm dhe t'u japin këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit më shumë përmbajtje strategjike. (Wang Lei)