Më 13 nëntor, u hap në Singapor samiti industrialo-tregtar i APEK-ut për vitin 2009, në të cilin morën pjesë liderët e shumë vendeve anëtare të kësaj organizate.
Tema e këtij samiti është "Rindërtimi i ekonomisë botërore: Kriza dhe shans". Në ceremoninë e hapjes, kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong mbajti një fjalim, ku thuhet se ky samit zhvillohet në momentin kyç të ekonomisë së Rajonit të Azi-Paqësorit dhe të botës. Nga njëra anë, në këtë samit, do të rishikohen arritjet e APEK-it në të kaluarën dhe do të hartohet një plan për të ardhmen. Nga tjetra anë, bashkëpunimi i ngushtë mes ekonomive të APEK-it do të ketë ndikime të rëndësishme për mëkëmbjen ekonomike të kësaj organizate.(Jiang Lei)