PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me kryeministrin e Singaporit
2009-11-12 15:47:37 cri komenti juaj Printoni

Më 12 nëntor, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me kryeministrin e Singaporit Lee Hsien Loong.

Gjatë takimit, Hu Jintao dha 6 sugjerime për thellimin e bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellët mes dy vendeve. Sugjerimet janë: të dyja vendet duhet të mbajnë shkëmbime në nivel të lartë, të shfrytëzojnë sa më shumë sistemin e bashkëpunimit dypalësh, të thellojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, të zgjerojnë bashkëpunimin kulturor, të forcojnë bashkëpunim në mbrojtjen e sigurisë dhe të ofrojnë bashkëpunim më të ngushtë shumëpalësh.

Në vazhdim, mbi takimin jozyrtar të liderëve të vendeve të APEK-ut që do të zhvillohet së shpejti në Singapor, Hu Jintao shprehu 3 shpresa: e para, ky takim të japë kontribut pozitiv në përballimin e përbashkët nga komuniteti ndërkombëtar të krizës financiare, e dyta, ky takim të japë sinjal të fortë kundër proteksionizmit tregtar dhe e treta, takimi të ketë arritje të reja në nxitjen e integritetit rajonal, përmirësimin e mjedisit tregtar, forcimin e kontakteve rajonale, etj.

Lee Hsien Loong ra dakord mbi mendimet e Hu Jintao-s, duke u shprehur se pala e Singaporit mirëpret faktin që Kina forcon bashkëpunimin me vendet e ASEAN-it dhe që merr pjesë aktivisht në bashkëpunimin në Rajonin e Azi-Paqësorit dhe se Singapori është i gatshëm për forcimin e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit me Kinën në organizatat ndërkombëtare, si G20. (Jiang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China