Më 11 nëntor në Singapor, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao u takua përkatësisht me presidentin e Singaporit Sellapan Rama Nathan dhe këshilltarin me përvojë të pasur në kabinetin e vendit Lee Kuan Yew.
Gjatë takimit me presidentin Nathan, Hu Jintao u shpreh se pala kineze i kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Singaporin dhe është e gatshme për thellimin e bashkëpunimit dypalësh me leverdi të ndërsjellët, për të dhënë kontribut më të madh për paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin e Azisë. Hu Jintao tha gjithashtu se viti 2010 është 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Singaporit. Për të forcuar më tej miqësinë mes dy popujve, pala kineze dëshiron që t'i ofrojë Singaporit një çift pandash për studime të përbashkëta.
Gjatë takimit me Lee Kuan Yew, Hu Jintao theksoi se të dyja palët duhet të mbajnë kontakte dhe shkëmbime të ngushta, ndërkohë që, duhet të shfrytëzojnë në mënyrë të plotë marrëveshjen e tregtisë së lirë mes Kinës dhe Singaporit dhe zonën e tregtisë së lirë mes Kinës dhe ASEAN-it, si dhe të forcojnë bashkëpunimin praktik dhe të zgjerojnë më tej bashkëpunimin dypalësh. (Jiang Lei)