Lidhur me krizën financiare ndërkombëtare, Yang Jiechi tha se në ekonominë botërore duken shenja përmirësimi, por rimëkëmbja e gjithanshme përbën gjithsesi një proces i ngadalshëm dhe plot zigzage. Anëtarët e APEK-ut duhet të bashkohen dhe të nxitin rritjen ekonomike të qëndrueshme dhe të barabartë dhe veçanërisht të shtojnë aftësinë e anëtarëve në zhvillim në kushtet e krizës ekonomike.
Duke folur për sistemin e tregtisë shumëpalëshe dhe liberalizimin e tregtisë dhe të investimeve, Chen Deming tha se liberalizimi i tregtisë dhe i investimeve është synimi i APEK-ut. Palët e ndryshme duhet të kundërshtojnë me vendosmëri proteksionizmin në çdo formë dhe shpërdorimin e masave për shpëtimin e tregtisë, që të nxitin rimëkëmbjen sa më shpejtë të ekonomisë së rajonit. (Wang Lei)