Më 6 nëntor, një funksionar i Drejtorisë së Shëndetësisë të Pekinit tha se, për të forcuar më tej parandalimin dhe kontrollin e gripit A-H1N1, Pekini do të ofrojë shërbimin e vaksinimit kundër këtij gripi për të gjithë qytetarët e tij.
Tani në qytetin e Pekinit ka 3.63 milionë vaksina kundër gripit A-H1N1. Për shkak që tani në Pekin nuk ka vaksina të përshtatshme për njerëzit në moshën mbi 60 vjeçe, të moshuarit duhet të presin edhe disa kohë për t'u vaksinuar. (Jiang Lei) (Artan)