Zyrtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Keiji Fukuda u shpreh më 5 nëntor në Gjenevë se vaksinat e gripit A-H1N1 janë jo vetëm efektive, por edhe të sigurta e me cilësi të lartë.
Keiji Fukuda është tani këshilltari i posaçëm për gripin A-H1N1 i sekretares së përgjithshme të OBSh-së Margaret Chan. Ai tha në konferencën telefonike të shtypit të mbajtur po atë ditë se tani në mbarë botën mbi një milion njerëz nga më shumë se 20 vende janë vaksinuar dhe deri tani nuk janë shfaqur raste reaksioni ndaj vaksinave, tiparet e reaksioneve janë të njëllojta me ato ndaj vaksinave të gripit të stinës, por përqindja e rasteve është më e ulët se në vaksinat e gripit të stinës. Për këtë shkak, vaksinat e gripit A-H1N1 janë shumë të sigurta. (Xiaoyu)