Duke marrë parasysh përhapjen e shpejtë të gripit A-H1N1 në mbarë botën, shumë vende kanë nisur kontrollin e ndjekjen e epidemisë, dhe ndërkohë kanë filluar punën e vaksinimit masiv.
Izraeli nisi zyrtarisht planin e vaksinimit më 2 nëntor, ndërsa më 4 nëntor institucionet mjekësore të vendit kanë filluar më 4 nëntor vaksinimin e njerëzve nga 3- deri në 65-vjeçarë. Por duket se qytetarët e këtij vendi nuk e kanë pritur ngrohtë këtë masë. Sipas një sondazhi të fundit, afro 47 % e izraelitëve nuk kanë ndër mend të vaksinohen. Prandaj Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka vendosur të merret me punën e bindjes së popullsisë që të vaksinohet.
Nga ana e saj Ministria austriake e Shëndetësisë do të fillojë vaksinimin masiv më 9 nëntor. Shtetet përkatëse kanë nisur përgatitjen e gjithanshme, duke e vënë rëndësinë te grupet me rrezikshmëri të lartë, si fëmijët, të moshuarit dhe gratë shtatzëna.
Ndërsa Koreja e Jugut do të fillojë më 11 nëntor vaksinimin e nxënësve mbi 9-vjeçarë, duke mobilizuar ekipet mjekësore ushtarake për ta kryer këtë punë brenda një ose dy javëve. (Wang Xianya)