Më 4 nëntor, drejtori i Zyrës së Kontrollit dhe Përballimit të Sëmundjeve pranë Qendrës së Parandalimit të Sëmundjeve të Kinës Feng Zijian u shpreh në Pekin se, megjithëse Kina po shpejton vaksinimin kundër gripit A-H1N1, numri i vaksinave nuk është i mjaftueshëm në krahasim me popullsinë e madhe, prandaj vetëparandalimi i publikut është shumë i rëndësishëm për kontrollin dhe parandalimin e këtij gripi.
Në një konferencë për shtyp të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë e Kinës, Feng Zijian u shpreh se tani punët kyçe të institucioneve mjekësore janë me të infektuarit në gjendje të rëndë. Kështu që masa më kryesore për ata që kanë temperaturë, kollitje, tështima etj. është qëndrimi brenda në shtëpitë e tyre. Ai nënvizoi gjithashtu se, krahas këtyre masave, bashkëpunimi aktiv nga e gjithë shoqëria është shumë i rëndësishëm në parandalimin e gripit A-H1N1. (Jiang Lei) (Artan)