Më 1 tetor në vende të ndryshme të Kinës janë zhvilluar veprimtari solemne për festën e 60 vjetorit të shpalljes së Kinës së Re. Në orën 10 në mëngjes në sheshin Tian'anmen të Pekinit u zhvillua manifestimi kremtues i 60 vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës. Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetari i shtetit i Kinës dhe kryetari i Komitetit Qendror Ushtarak, Hu Jintao mbajti një fjalim të rëndësishëm ku tha se Kina do t'i përmbahet rrugës socialiste me veçoritë kineze, do t'i përmbahet reformës dhe hapjes, do të nxitë zhvillimin shkencor, zhvillimin harmonik dhe krijimin e shoqërisë së mirëqenies. Gjithashtu Kina do të zhvillojë bashkëpunimin miqësor me të gjitha vendet për të nxitur krijimin e botës harmonike. Ai u shpreh se populli kinez ka besim dhe aftësi të zhvillojë vendin e vet dhe t'i japë botës kontributin e tij.
Më pas, në paradën ushtarake dhe parakalimin e qytetarëve, 14 kuadrate këmbësorie, 30 kuadrate të motorizuara me pajisje dhe 12 skuadrilje ajrore kaluan përpara liderëve dhe masave të popullit.
Sot në vende të ndryshme të Kinës janë zhvilluar shumë veprimtari për të festuar 60 vjetorin e shpalljes së Kinës së Re. Në qytetet Lhasa dhe Urumqi janë zhvilluar ceremoni të ngritjes së flamurit për të uruar lulëzimin e atdheut. Po më 1 tetor në Hongkong u zhvilluan gjithashtu ceremonia e ngritjes së flamurit dhe disa bankete. Edhe në Makao u zhvilluan një ceremoni dhe vrapimi me temë "Makaosit përshëndesin Festën Kombëtare." (U Sen)