PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zhvillohet manifestimi me rastin e 60-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës
2009-10-01 12:55:22 cri komenti juaj Printoni

Më 1 tetor, u zhvillua në sheshin "Tiananmen" të Pekinit manfestimi me rastin e 60-vjetorit të shpalljes së Republikës Popullore të Kinës. Në fjalimin e mbajtur në manifestim, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u shpreh se populli kinez ka besim dhe aftësi për ndërtimin e atdheut, duke dhënë kontributin e duhur për botën.

Në paradën ushtarake të zhvilluar më vonë, më se 500 mjete dhe pajisje ushtarake e më se 150 aeroplanë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës kaluan në inspektim përpara udhëheqësve shtetërorë dhe të popullit të mbarë vendit. Kjo është parada ushtarake me rastin e Festës Kombëtare me sasinë më të shumtë të pajisjeve dhe mjeteve të prodhuara nga Kina vetë, si dhe parada më e madhe ushtarake.

Pas paradës ushtarake, u zhvillua parakalimi i masiv i masave popullore. 36 kuadrate të përbëra nga 100 mijë qytetarë të qarqeve të ndryshme dhe 60 makina të zbukuruara parakaluan me radhë sheshin "Tiananmen".

Në mbrëmje, në këtë shesh do të zhvillohet edhe Mbrëmja Artistike me pjesëmarrjen e mbi 50 mijë vetëve dhe do të lëshohet fishekzjarrë. (Fani)

1 2 3
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China