Në kryeqytetin e Kinës Pekin, bulevardi Chang'an dhe lagjja qendrore janë zbukuruar me ngjyrë të shumëllojshme. Wang Fujing, Xidan dhe lagje të tjera tregtare janë stolisur me varëse të ndryshme, dyqanet përgatisin mallra të bollshme për të pritur kulmin e blerjes.
Në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës veriore, mbi 6 mijë masa popullore të kombësive të ndryshme u grumbulluan solemnisht, për të zhvilluar shfaqen e madhe.
Në provincën Hu Bei të Kinës qendrore u zhvillua festivali kulturor me temën "I raportojmë atdheut".
Në rajonin autonom të Tibetit në Kinën jug-perëndimore, artistët e ansamblit artistik përgatitën programin e posaçëm për të festuar Ditën Kombëtare. (Vera)