Më 1 tetor, "CRI on line"do të transmetojë drejtpërdrejt në video aktivitetet e kremtimeve me rastin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës.
Siç mësohet, më 1 tetor "CRI on line" do të transmetojë drejtpërdrejt ceremoninë kremtuese, paradën ushtarake dhe parakalimin e masave popullore në dialektin e provincës Guangdong të Kinës dhe në anglishte, japonishte, gjuhën koreane, arabishte, rusishte dhe spanjishte.
Në atë kohë, njerëzit që përdorin gjuhët e sipërpërmenduara në mbarë botën mund të shikojnë në kohë reale zhvillimin e këtyre aktiviteteve nëpërmjet "CRI on line". (Yuan Xin) (Artan)