Më 1 tetor, në orën 10 të mëngjesit, do të fillojë në sheshin "Tian'anmen" ceremonia e kremtimeve për 60-vjetorin e krijimit të Republikës Popullore të Kinës. Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao do të mbajë një fjalim në këtë ceremoni, pastaj do të zhvillohen parada ushtarake dhe parakalimi i qytetarëve.
Do të zhvillohet më 1 tetor në sheshin "Tian'anmen" ceremonia e festimeve për 60-vjetorin e krijimit të Kinës së Re. Qysh nga 29 shtatori në mbrëmje organizatorët përkatës të kësaj ceremonie kanë ardhur gradualisht në sheshin "Tian'anmen" për vendosjen e kontrollin e pajisjeve për këtë ceremoni dhe mbrëmjen festive. Sheshi "Tian'anmen" është futur në periudhën e fundit përgatitore.
Sivjet 56 njësi do të marrin pjesë në paradën ushtarake: 14 kuadrate ushtarakësh, 30 formacione me pajisje ushtarake dhe 12 skuadrilje ajrore, që do të paraqesin nivelin e ri të ushtrisë kineze. Në krahasim me paradën ushtarake për 50-vjetorin e krijimit të Kinës së Re, këtë herë është pakësuar numri i përgjithshëm i ushtarakëve dhe janë shtuar kuadratet me mjete e pajisje, të teknologjisë së lartë dhe të ushtarëve të posaçëm. Do të paraqiten 52 tipa të rinj mjetesh e pajisjesh të prodhuara nga Kina, ndër të cilat do të marrin pjesë në këtë paradë për herë të parë aeroplanët paralajmërues, tanke e radarë të rinj dhe aeroplanë pa pilot e të komunikacionit satelitor.
Pas paradës ushtarake, 100 mijë qytetarë, 60 makina të zbukuruara që përbëjnë 36 kuadrate dhe 6 trupa shfaqjesh artistike do të kalojnë zonën qendrore të sheshit "Tian'anmen". Ata do të pasqyrojnë procesin e zhvillimit historik të Republikës Popullore të Kinës.
Po në mbrëmje do të zhvillohet edhe shfaqja e fishekzjarrëve për 30 minuta.
Më 1 tetor Radio e Jashtme e Kinës do të transmetojë drejtpërdrejt aktivitetet festive nëpërmjet radios së jashtme, radios së brendshme, FM-së jashtë vendit dhe pamjeve audiovizuale në internet. (U Sen)