Më 1 tetor, do të zhvillohet ceremonia e kremtimit te 60-vjetorit të krijimit të Kinës së Re në Pekin. Tani, sektorë të ndryshëm kanë nisur zbatimin e masave të ndryshme në shërbimet meteorologjike, të komunikacionit, shëndetit publik, sigurisë, etj., për të garantuar zhvillimin e mbarë të ceremonisë festive.
Sipas planit, më 1 tetor paradite, në zonën e sheshin "Tienanmen" do të zhvillohen një paradë e madhe ushtarake dhe një parakalim i qytetarëve. Krahas këtyre, po atë ditë në darkë, do të zhvillohet edhe një mbrëmje festive. Deri tani, bashkia e Pekinit ka hartuar një sërë projekte për rastit e motit të keq, emergjencave dhe aksidenteve të mundshme të trafikut. Gjate gjithë zhvillimit të paradës ushtarake, aeroporti ndërkombëtar i Pekinit do të ketë kufizim të fluturimeve për 3 orë dhe palët përkatëse kanë bërë përgatitje për këtë.
Ndërkohë, sektorët e shërbimeve meteorologjike kanë nisur sistemin e posaçëm. Sipas parashikimeve të fundit, më 30 shtator, do të ketë reshje shiu nga mesdita në mbrëmje, ndërsa më 1 tetor moti do të përmirësohet dhe nuk do të ndikojë në aktivitetet kremtuese të planifikuara. (Jiang Lei)