Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, janë ftuar mbi 2000 përfaqësues të kinezëve që jetojnë jashtë Kinës nga 126 vende dhe rajone të botës, për të marrë pjesë në veprimtaritë kremtuese të shpalljes së Kinës së Re. Ky është numri më i madh i bashkatdhetarëve me banim jashtë shtetit që ftohen për të marrë pjesë në veprimtaritë kremtuese.
Siç njoftohet, gjatë kohës së qëndrimit të tyre në Pekin, krahas shikimit të paradës ushtarake dhe parakalimit të qytetarëve, përfaqësuesit do të vizitojnë gjithashtu ekspozitën me temën e sukseseve të 60-vjetorit të krijimit të Kinës së Re, si dhe do të vizitojnë mjediset olimpike të Pekinit. (Xiaoyu)