PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Këshilli i Sigurimit zhvillon samitin e pakësimit dhe të mospërhapjes së armëve bërthamore
2009-09-25 09:25:46 cri komenti juaj Printoni

Më 24 shtator, Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi samitin e pakësimit dhe të mospërhapjes së armëve bërthamore. Në këtë samit u miratua rezoluta nr. 1887, ku u bëhet thirrje vendeve të ndryshme që të nxitin mospërhapjen e armëve bërthamore dhe pakësimin e tyre dhe të krijojnë kushtet për të zhdukur armët bërthamore në mbarë botën.
Kjo është hera e parë në historinë e Këshillit të Sigurimit që zhvillohet një samit lidhur me këtë problem.


Samitin e drejtoi presidenti i ShBA-së, vendit kryetar të radhës të Këshillit të Sigurimit, Barak Obama, duke u bërë kështu presidenti i parë amerikan që drejton një takim të Këshillit të Sigurimit.


Në rezolutën nr. 1887 që u miratua, u bëhet thirrje vendeve pjesëmarrëse në "Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore" që të zbatojnë detyrimet e premtimet, dhe vendeve jopjesëmarrëse që të përfshihen në këtë traktat. (Çang Çuo) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China